Numri i turistëve të huaj në Turqi rritet me 24 për qind
Korsikë, 15 maj - Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ministri informoi opinionin publik mbi të dhënat turistike për muajin prill 2019.
Ersoy bëri me dije se numri i turistëve të huaj është rritur me 24 për qind në prill dhe se shumica e tyre (48 për qind) kanë ardhur nga Gjermania.
“Rritja jonë në turizëm vijon e pandërprerë. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ne kemi shënuar një rritje prej 24 për qind në numrin e vizitorëve të huaj në prill. Renditja e turistëve të huaj në Turqi kryesohet nga gjermanët me 48 për qind, të cilët ndiqen nga rusët me 34 për qind dhe britanikët me 31 për qind.
Ne po përparojmë me hapa të sigurta drejt objektivave tona në sektorin strategjik të turizmit”, thuhet në postimin e tij në “Twitter”.