Numri i turistëve në Spanjë më i ulët për 83 për qind
Madrid, 3 tetor - Si një nga tre destinacionet turistike më tërheqëse në botë, Spanja regjistroi një rënie prej 83 për qind të numrit të turistëve për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Zyra Spanjolle e Statistikave (INE) në raportin e muajit gusht theksoi se vendi po regjistron gjithashtu një rënie prej 85 për qind të të ardhurave nga turizmi krahasuar me verën e kaluar.
Në gusht të këtij viti, Spanja u vizitua nga 2,44 milionë turistë, kurse në gusht të vitit të kaluar, ky numër ishte 10,12 milion.
Që nga fillimi i vitit, 15,7 milionë turistë kanë vizituar Spanjën, kurse në të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar ky vend u vizitua nga 58,2 milionë turistë. Të ardhurat e turizmit ranë për 73 për qind.
Organizata Exceltur, e cila bashkon punëtorët e turizmit në Spanjë, vlerëson se ndikimi i pandemisë në turizmin spanjoll mund të arrijë deri në 100 miliardë euro deri në fund të vitit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.