Mrika Nikçi afër futjes në Librin e Genisit
Prishtinë, 27 maj - Mrika Nikçi shumë afër ëndrrës së saj për tu futur në Librin e Rekordeve Botërore të Genisit "Guinness World Records". Me ngjitjen e 7 majave "Climbing the Seven Summits" Mrika do të bëhet personi i parë në botë që arrinë këtë sfidë akoma pa i mbushur 18 vjet.
Sot na gëzoi lajmi që Mrika në oren 6:10 të mengjesit ka mbërritur në majën e radhës, majën më sfiduese dhe më të lartë në botë, malin Everest 8848 metra lartësi mbidetare (ltd).
Mrika këtë projekt po e realizon në shoqërimin e babait të saj Arianit Nikçit.
Mrika, 17 vjeçe dhe babai i saj Arianiti, janë dy shqiptarët e parë në botë që në Dhjetor 2018, kanë pushtuar majën më të lartë të Antarktidës, ku si pasojë e mjegullës dhe motit të keq, kanë mbetur të bllokuar për 11 ditë rresht në një tendë dhe në temperaturat deri në -40 gradë Celsius. Fatmirësisht Mrika dhe Arianiti nga Peja arritën të kthehen shëndosh e mirë dhe vazhduan ekspeditën e tyre mbresëlënëse.
Pas Everestit Mrika do të vazhdojë menjëherë rrugëtimin e saj drejt pushtimit të 3 majave të mbetura: Denali, Amerika Veriore – Alaska, Elbrus, Evropë, Carstenz Piramidë, Australi, dhe kështu do ta kompletoj projektin e saj “MRIKA SEVEN SUMMITS” për tu futur në Librin e Genisit.
Ky projekt ka rëndësi nacionale pasi që gjithmonë promovon vlerat sportive, kulturore, dhe e vendosë Kosovën si shtet në hartën botërore të sportit, dhe ndikon në fuqizimin e vajzave dhe grave Kosovare.
Majat e arritura deri me tani janë:
Mount Vinson Antarctic me lartësi 4892 lmd, Kilimanjaro Uhuru Peak 5.895 lmd, Aconcangua, 6962 lmd, Mt. Everest 8848 led.