Mbyllet Parku i Gërmisë, apelohen qytetarët për respektim të vendimit
Prishtinë, 5 shtator - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka vendosur për mbylljen e Parkut të Gërmisë, me qëllim të evitimit të rrezikut potencial.
"Siç jeni njoftuar, sot gjatë orëve të pasdites kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari në këtë park", thekson komuna.
Ariu nuk është pjesë e "Parku i arinjve", prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.
Rojet e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun. Prandaj, me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër.
Apelojmë qytetarët të respektojnë këtë vendim dhe të mos frekuentojnë Parkun e Gërmisë.