10 Dhjetor 2024

Mbyllen ski-zonat në Bullgari për shkak të koronavirusit

Sofje, 16 mars - Një burrë 78 vjeçar është shtetasi i dytë i Britanisë së Madhe në Bullgari i infektuar me koronavirusin.

Më herët sot u njoftua se një fëmijë 9 vjeç nga Anglia është i infektuar me COVID-19.

Ai ka mbërritur në vendpushimin Bansko në malin Pirin të Bullgarisë Jugperëndimore me familjen e xhaxhait. Rasti i fundit gjithashtu është në Bansko.

Me vendim të prokurorisë dhe me vendim të Shtabit të Krizës në Bansko ski-zona në vendpushim mbyllet urgjentisht.

Shtetasit e huaj në Bansko do të vizitohen atje dhe do të plotësojnë deklarata se janë në dijeni të gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari.

Ski-zona në vendpushimin Pamporovo në malin Rodope gjithashtu mbyllet nga 17 deri në 29 mars në lidhje me përhapjen e COVID-19 në vend dhe duke pasur parasysh sigurinë e të gjithë turistëve në pushimore.

Në hotelet e vendpushimit është siguruar ushqim në dhomat e turistëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)