03 Dhjetor 2024

Kosova hap sezonin turistik Vjeshtë - Dimër

Dragash, 4 tetor - Me moton “Të ecim shtigjeve të Dardanisë”, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka organizuar të dielën Ditën Botërore të Turizmit, me ç’rast është bërë edhe hapja e sezonit turistik vjeshtë-dimër. Ky aktivitet është mbajtur në Brod të Dragashit ku është thënë se fuqizimi i turizmit do të ndikojë drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të punës.
 
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se së bashku me homologun shqiptar, Blendi Klosi, janë duke u përpjekur që të promovojnë vendet turistike të Kosovës dhe Shqipërisë.
 
Ministri Krasniqi ka ftuar bizneset që të investojnë në fushën e turizmit në Kosovë dhe Shqipëri.
 
“Duke parë se turizmi në vendet tona ka potencial të madh për të ju ofruar vizitorëve, ne dy ministrat jemi dakorduar që të bëjmë promovimin e vendeve së bashku. Jemi duke punuar për të krijuar guida për vizitorët. Sektori i turizmit është mjaft i rëndësishëm në vendin tonë dhe unë jam përkushtuar që përmes dikasterit që drejtoj duke rritur buxhetin në fushën e turizmit. I ftoj bizneset nga vendi ynë dhe jashtë që të investojë në fushën e turizmit në këto të dyja vendet”, është shprehur ministri Krasniqi.
 
Ndërkohë ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, ka shtuar se kufiri administrativ nuk duhet të jetë problem për promovimin e destinacioneve turistike në mes të dy shteteve.
 
Edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka thënë se qeveria Hoti do ta ketë prioritet turizmin.
Ajo ka vlerësuar se zhvillimi i turizmit sjell fitime ekonomike dhe vende të reja të punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)