03 Dhjetor 2024

Koronavirusi tkurr turizmin global për 80 për qind

Gjenevë, 7 maj - Në varësi të shpejtësisë së kufizimit, kohëzgjatjes së kufizimeve të udhëtimit dhe mbylljes së kufijve, Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) projekton që turizmi ndërkombëtar të pësojë tkurrje me 58 për qind -78 për qind nga viti në vit në vitin 2020.

Kjo vendos miliona biznese në rrezik dhe kërcënon të kthejë prapa progresin e bërë në avancimin e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), bëri të ditur sot organi i turizmit i OKB-së.

Pasi që turizmi është një nga sektorët më intensivë të punës në ekonomi, kriza e koronavirusit të ri(COVID-19) do të vë në rrezik 100-120 milionë punë të drejtpërdrejta të turizmit, theksoi UNWTO.

Kriza do të çojë në humbjen e 910 miliardë dollarëve deri në 1.2 trilion dollarë në të ardhurat e eksportit nga turizmi këtë vit, parashikojnë ata.

Duke e quajtur si krizën më të keqe deri më tani me të cilën është përballur turizmi ndërkombëtar që kur filluan regjistrimet në vitin 1950, UNWTO tha se ndikimi do të ndihet në shkallë të ndryshme në rajone të ndryshme globale dhe në periudha të mbivendosjes.

Duke përmendur studimin e Panelit të Ekspertëve të UNWTO, raporti thekson se kërkesa e brendshme pritet të rikuperohet më shpejt sesa ajo ndërkombëtare, me shumicën që pret që të shohë shenja të rimëkëmbjes deri në tremujorin e fundit të vitit 2020, por kryesisht në 2021.

Ndikimi i virusit është ndjerë këtë mars me prezantimin e gjerë të kufizimeve të udhëtimit dhe mbylljen e aeroporteve dhe kufijve kombëtarë, duke e shtyrë shifrën e turizmit poshtë 57 për qind nga viti në vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)