Koronavirusi kërcënon sezonin veror turistik në Bullgari
Sofje, 10 mars - Mediat e Bullgarisë kanë njoftuar për rënie të konsiderueshme të prenotimeve të hershme në vendpushimin detar Sunny Beach alarmojnë hotelierët dhe turoperatorët.
Bregdeti jugor bullgar është një nga destinacionet më të parapëlqyera për turistët izraelitë.
Por për shkak të koronavirusit turistët e parë nga Izraeli do të vijë një muaj më vonë – jo më herët se gjatë majit.
Fluturimet e planifikuara çarter duhet të fillojnë më 3 maj, por edhe kjo nuk është ende e sigurt.
Konsulli i nderit i Izraelit në Bullgari Orlin Mandov tha se tregu izraelit është dinamik, por për fat të keq situata me koronavirusin nuk na jep arsye për optimizëm