06 Dhjetor 2024

Koronavirusi falimenton bizneset e hoteleri-turizmit në Shqipëri

Tiranë, 11 mars - Përveç abuzimeve të momentit që janë bërë në një situatë paniku, Shqipëria do të ketë edhe ndikime të tjera negative në ekonomi.

Një sektor që do të preket është ai i hoteleri-turizëm. Me ndalimin e lëvizjes së njerëzve dhe anulimin e fluturimeve, kuptohet që do të bjerë edhe numri i turistëve.

Për momentin janë pezulluar të gjitha vizitat që ishin planifikuar drejt Shqipërisë të grupeve të ndryshme.

“Nuk kemi më asnjë kontakt nuk na vjen më njeri. Ne ishim duke pritur para një muaj njerëz që do të vinin, ti shoqëronim grupe, për të filluar ndonjë punë për të hapur ndonjë biznes të ri. Nuk kemi është bllokuar çdo gjë”, tregon Genti Bedalli, President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë

Nuk janë vetëm turistët ata që kanë anuluar udhëtimet e tyre drejtë Shqipërisë. Sipas ekspertëve edhe investitorët e huaj kanë anuluar udhëtimet drejt vendit tonë, duke lënë pezull projektet e biznesit.

Nëse bëjmë një krahasim të situatave të mëparshme me shpërthime të viruseve të tillë, ndikimi në ekonomi ka qenë deri në tre muaj.

Por ndryshe nga rastet e mëparshme ndikimi i Coronavirus mund t’i shtrijë efektet e tij në më shumë se 6 muaj.

Frika nga virusi ka bërë që edhe përqendrimi më i madh të jetë në marrjen e masave në sistemin shëndetësor. Ndërkohë që duket sikur ekonomia është harruar në këtë situatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)