06 Dhjetor 2024

Komuna e Prizrenit realizon projektin "Auto-Kamp", i pari në Kosovë

Prizren, 29 qershor - Komuna e Prizrenit, pas realizimit të projekteve të ndryshme për pasurimin e ofertave turistike në Prizren, si kajaku, çiklizmi malor, paragllajdi, via-ferrata, shtigjet e ecjeve dhe vende për piknik, sot ka bërë lansimin e projektit të ri për “Auto-Kamp”, i pari i llojit të tillë në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka gjatë lansimit ka njoftuar se në kuadër të këtij projekti janë krijuar hapësira për 10 vetura për kamping, hapësira gjelbëruese, ulëse për pushim, pajisje sportive dhe lodra për fëmijë.

“Në këtë vend tanimë turistët vendorë dhe ndërkombëtarë mund furnizohen edhe me rrymë dhe nevojat tjera që iu duhen një vend-kampingu të tillë. Kjo është vetëm faza e parë e këtij projekti, ku investimet do të vazhdojnë edhe më tej me kyqjen e ujit, vendosjen e dush-kabinave, si dhe do të bëhet qasja në rrugën kryesore”, ka shprehur Haskuka.

Ai po ashtu ka falënderuar shoqatën e bjeshkatarëve Sh.B. Sharri për gatishmërinë e treguar për mirëmbajtjen e kësaj hapësire që ndodhet vetëm një kilometër larg nga qendra e qytetit, ndërkaq ftoi të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë por edhe ta mbrojnë këtë ambient, si pasuri e të gjithë qytetarëve.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)