06 Dhjetor 2024

Ikin turistët, Italia në prag katastrofe

Romë, 12 shtator - Për një kohë tepër të shkurtër, ardhja e verës në Itali, ofroi një rreze shprese. Pasi doli nga karanatina më e ashper e koronavirusit në botë, vendi arriti të shpluhrosej në kohë për të mirëpritur vizitorët.

Por ndërsa sezonit të ngrohtë po i vjen fundi, e njëjta gjë është duke ndodhur edhe me shpresat e një rikuperimi të plotë të turizmit për këtë vit.

Dimri është përpara, thotë CNN, e bashkë me të, edhe ajo që pritet të jetë një katastrofë e vërtetë ekonomike për fqinjin tonë përtej Adriatikut.

Qeveria italiane, si shumë të tjera nëpër botë, ka dhënë shumë para për të ndihmuar mbështetjen e bizneseve dhe individëve të sëmurë, por me kufizimet globale të udhëtimit ende në fuqi, të ardhurat e munguara nga industria e udhëtimit lënë pas një boshllëk financiar që duhet mbushur.

“Që të ecim përpara, na nevojiten turistët”, thotë Cassandra Santoro, themeluese e Travel Italian Style. “Guidat tona, shoferët dhe punëtorët nga Piemonti ne Siçili qe menduan se situata do të ishte vetëm e përkohshme, tani po kërkojnë punë dhe burime të tjera të ardhurash”, shton ajo.

Por edhe pse 60% të italianëve që arrijnë të bëjnë pushim e- pothuajse në të gjithë Italinë - dhe fluksin e disa vizitorëve të Evropës Veriore, parashikimet janë të këqija.

"Humbja e parashikuar e vitit 2020 nga vizitorët jashtë shtetit në Itali është 24.6 miliardë euro dhe madje shpenzimet e udhëtarëve të brendshëm janë nën 43.6 miliardë euro", thotë Giorgio Palmucci, presidenti i bordit kombëtar italian të turizmit, ENIT.

Edhe me shpresat e rritjes dhe rimëkëmbjes dy vjet më pas, dhimbja, shton ai, ka të ngjarë të jetë e përhapur. "Të gjitha qytetet italiane pritet të ndikohen ndjeshëm, veçanërisht ato që varen më shumë nga vizitorët ndërkombëtarë si Venecia, Firence dhe Roma"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)