10 Dhjetor 2024

Antalie u bë destinacioni më i preferuar i turistëve gjatë këtij sezoni

Antalie, 25 shtator - Antalie, "kryeqyteti i turizmit", këtë vit u bë destinacioni që prit numrin më të lartë të turistëve midis rajoneve të turizmit në Mesdhe.

E preferuar nga më shumë se 2 milion turistë të huaj nga 170 vende fillimit të vitit e deri më 22 shtator, Antalie u bë adresa e një pushimi "të shëndetshëm dhe të kënaqshëm" gjatë epidemisë me "Programin e Certifikimit të Turizmit të Sigurt" të filluar nën koordinimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Qyteti i cilësuar si “kryeqyteti i turizmit” të Turqisë për nga aspekti i numrit të turistëve që pret, u radhit në vendin e parë në mesin e destinacioneve turistike të Mesdheut.

Kryetari i Grupit të Punës për Turizmin në Këshillin e Qytetit Antalie, Recep Yavuz deklaroi se sektori kishte një vit të vështirë për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe se vendet e Mesdheut pësuan një humbje prej 72 për qind gjatë epidemisë.

Duke vënë në dukje se disa vende si Egjipti, Tunizia dhe Maroku kalojnë periudhën e turizmit plotësisht të mbyllur, Yavuz tha se vende të tilla si Italia, Portugalia, Franca dhe Spanja janë gjithashtu të bllokuar me një ndalim të udhëtimit në disa vende evropiane, veçanërisht në Gjermani, për shkak të rasteve të infektimeve me COVID-19.

Yavuz deklaroi se kur të rinjtë në Spanjë dhe Kroaci infektuan njëri-tjetrin në ahengje që ata organizuan, paralajmërimet për udhëtime janë marrë për Barcelonën dhe Madridin, Majorkën dhe Ishujt e Kanarinës në Spanjë dhe operatorët kryesorë kanë anuluar fluturimet e tyre.

“Paralajmërimi i udhëtimit ka ardhur për bregdetin Adriatik të Kroacisë, ishujt dhe Dubrovnikun. Turqia me fillimin e fluturimeve nga Rusia prej 10 gushtit e këtej u bë destinacioni më i frekuentuar në rajonin e Mesdheut”, bëri të ditur Yavuz.

Ai tha se midis 7 gushtit dhe 22 shtatorit, Antalie priti 1 milion e 562 mijë e 681 vizitorë, Majorka 1 milion e 69 mijë e 546, Kreta 625 mijë e 679, Rodosi 327 mijë e 928 dhe Dubrovniku 83 mijë e 881.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)