Antalia tejkaloi konkurrentët e huaj në fluksin turistik
Antalia, 8 nëntor - Antalia është kthyer në destinacionin turistik më të njohur në bregdetin e Mesdheut këtë vit.
Qyteti turistik i Turqisë vazhdon të tërheqë vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota për natyrën, detin, rërën dhe monumentet historike.
Antalia shërben në turizëm me një kapacitet prej 680 mijë shtretërish. Në 10 muaj qyteti ka pritur 8 milionë e 616 mijë turistë.
Pavarësisht pandemisë (Covid-19), Antalie mbetet një nga destinacionet më të mira të pushimeve për turistët vendas dhe të huaj. Me lehtësimin e kufizimeve në lidhje me koronavirusin, Antalia u vizitua nga turistë nga më shumë se 60 vende, kryesisht nga Rusia, Ukraina, Gjermania, Polonia, Kazakistani, Rumania, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar.
Falë programit të certifikimit të Turizmit të Sigurt, këtë vit Antalia është qyteti që ka pritur më shumë turistë në krahasim me konkurrentët e saj të huaj në mesin e zonave turistike në Mesdhe.
Sipas renditjes së shteteve, Turqia ka zënë vendin e parë, Spanja të dytin dhe Greqia të tretin.