03 Dhjetor 2024

ZKA fillon auditimin e investimeve në stadiumet në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë

Prishtinë, 10 shkurt - Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin me temën “Renovimi dhe rikonfigurimi i stadiumeve në qytetin e Mitrovicës, Gjilanit dhe Gjakovës”, për periudhën 2017-2021, projekte këto të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Auditimi do të përfshijë planifikimin, menaxhimin, monitorimin dhe raportimin lidhur me investimet në këto stadiume, kostoja e të cilave ishte në vlerë rreth 7.12 milionë euro.

Auditimi ka për qëllim të vlerësojë nëse institucionet përgjegjëse kanë qenë efikase në menaxhimin e projekteve për renovimin dhe ri konfigurimin e stadiumeve; procesin e prokurimit të këtyre projekteve, për të parë nëse janë arritur qëllimet e përcaktuara si dhe nëse stadiumet përfundohen brenda afatit kohor dhe sipas standardeve të kërkuara.

Subjekt i auditimit për renovimin dhe rikonfigurimin e këtyre stadiumeve është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si një nga sponsorët dhe prokuruesit kryesor të projekteve të infrastrukturës sportive – stadiumeve të futbollit, si dhe komuna e Mitrovicës, Gjilanit dhe Gjakovës në të cilat janë bërë renovimet dhe ri konfigurimet e stadiumeve.

Zyra Kombëtare e Auditimit përmes këtij auditimi synon të ofrojë rekomandime të rëndësishme për përmirësimin e  proceseve të kontraktimit të ndërtimit të stadiumeve dhe menaxhimit më të mirë të tyre.

Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përgjatë viteve ka ndërmarrë veprime për renovimin e objekteve sportive në shumicën e rajoneve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)