Vazhdon festivali i volejbollit për fëmijë me organizimin në Prishtinë
Prishtinë, 2 tetor - Iniciativa me festivalin e volejbollit për fëmijë, i organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK), në kuadër të projektit të Federatës Evropiane të Volejbollit "CEV School Project", ka vazhduar nëpër lokacione tjera të Kosovës, derisa së fundmi qendër ka pasur Prishtinën.
Plot pesë shkolla të volejbollit kryeqytetase morën pjesë. Rreth 80 fëmijë shijuan kënaqësinë që ofron volejbolli duke u argëtuar dhe miqësuar së bashku
Pjesë e eventit ishin edhe presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi.