05 Dhjetor 2024

Shega Hashani dhe Nahom Asgedom kampion të turneut “Dita e Pavarësisë”

Junik, 20 shkurt - Dje në Palestrën e Sporteve në Junik, FPPK në bashkëpunim me Kpp Juniku dhe me mbështetje nga MKRS dhe Kuvendi Komunal Junik, organizuan me sukses turneun e seniorëve “Dita e Pavarësisë”, që njëherit ishte aktiviteti i parë garues dhe i cili ishte pjesë e kalendarit shtetëror për shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Turneu u zhvillua në kushte shumë të mira organizative dhe në një atmosferë tejet sportive, me pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria dhe Anglia, ku u zhvilluan shumë ndeshje interesante që u ndjekën nga afër edhe nga kryetari i komunës së Junikut z.Ruzhdi Shehu, Zëvendës Ministrja e MKRS-së, znj.Daulina Osmani si dhe përfaqësues të drejtorive të komunës së Junikut.

Pas hapjes zyrtare, filluan garat në grupe e pastaj edhe faza e eleminimeve. Në kategorinë e meshkujve ishin 16 grupe kurse në kategorinë e femrave 4 grupe e që në total ishin 135 pjesëmarrës nga 35 klube të ndryshme.

Në kategorinë e femrave në gjysmëfinalen e parë u takuan Alma Mehmeti dhe Leoresa Imeri ku ndeshja ishte shumë e barazpeshuar por në fund Leoresa ishte më e përqendruar dhe arriti ta fitoj ndeshjen. Në gjysmëfinalen e dytë u takuan Lenë Osmani dhe Shega Hashani e cila poashtu ishte ndeshje tejet interesante dhe që përfundoi me rezultat të ngushtë në të mirë të Shegës 3 me 2. Në finale Shega tregoi se jo rastësisht është fituese e disa titujve në kategorinë e seniorëve ku arriti ta mposhtë Leoresën me rezultat të pastër 3-0 dhe u shpall kampione e këtij turneu.

Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalen e parë ashtu siq pritej u takuan dy bashkëlojtarët nga “Lidhja e Prizrenit”, Kreshnik Mahmuti dhe Blend Hajdari derisa Kreshniku nuk lejoi befasi pasi e përfundoi ndeshjen me rezultat 3-0. Në gjysmëfinalen e dytë u takuan Fatih Karabaxhaku dhe transferi i ri i klubit Kpp Priping, lojtari anglezi Nahom Asgedom i cili arriti ta fitoj ndeshjen me rezultat 3-1. Në finale Kreshnik Mahmuti ishte duke e menaxhuar me sukses ndeshjen drejt titullit kampion mirëpo nuk arriti ta konkretizoj deri në fund dhe ishte Nahom Asgedom ai që arriti ta përmbys rezultatin nga 2-0, 11-10 në 3 me 2 në sete dhe për ta fituar kështu titullin e parë në arenën e pingpongut kosovar.

Rezultatet finale:

Femrat

1.Shega Hashani

2.Leoresa Imeri

3.Alma Mehmeti

3.Lenë Osmani
 

Meshkujt

1.Nahom Asgedom

2.Kreshnik Mahmuti

3.Fatih Karabaxhaku

3.Blend Hajdari

FPPK falenderon dhe përgëzon KPP Junikun për një organizim të shkëlqyer, përkundër që kjo ishte hera e parë që KPP Juniku ishte nikoqir i një gare zyrtare të FPPK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)