Roy Hodgson tërhiqet përfundimisht nga futbolli
Londër, 5 maj - Roy Hodgson do të largohet nga Watfordi dhe bota e futbollit në fund të sezonit. Këtë e ka bërë të ditur vetë trajneri 74-vjeçar anglez për mikrofonat e “Sky Sports UK”.
“Kur firmosa, e bëra të qartë se do të ishte një impenjim afatshkurtër, deri në fund të sezonit. E pranova këtë propozim, duke hequr dorë nga “pensioni”, për këtë arsye, por tani puna ka përfunduar. Më pëlqeu, por nuk mendoj se do të stërvit sërish në Premier League.
Kjo është një botë shumë kërkuese dhe mendoj se kam fituar të drejtën të tërhiqem dhe të shijoj kohën time të lirë me familjen time. Mendoj se ky është fundi im si trajner futbolli.”
Kujtojmë që Hodgson ka një karrierë të pasur si trajner. Mes shumë skuadrave që ka drejtuar janë edhe Interi, Liverpooli e përfaqësuesja e “Tre Luanëve”.