03 Dhjetor 2024

Punimet në rregullimin e stadiumit do të fillojnë sapo të lejojnë kushtet atmosferike

Gjilan, 25 janar - Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka premtuar se stadiumi i qytetit do të jetë njëri nga prioritetet me të cilin do të merret që në fillim të mandatit.

Për të parë dinamikën e punimeve, përkatësisht arsyet e ngecjeve në realizimin e projektit, ai sot ka mbajtur një takim me drejtuesin e kompanisë si dhe organin mbikëqyrës.   
 
‘Së bashku me drejtorin teknik të Unikos Project, Arbër Shita, organin mbikëqyrës të projektit, Xhafer Xhelili dhe menaxherin e projektit, Fadil Sherifi, diskutuam sot rreth procesit dhe dokumentacionit të projektit "Rikonstruimi i Stadiumit të Qytetit - Gjilan", ka thënë kryetrari Hyseni.

Projekti për rregullimin e stadiumit ka filluar në vitin 2017 dhe ishte planifikuar të përfundonte në fund të vitit 2020, por kjo nuk ka ndodhur ende, si rrjedhojë e disa ndryshimeve, prandaj u rekomandua hartimi i dokumentacionit i cili do të jetë bazë për ekzekutimin e punimeve.  

Kryetari Hyseni ka thënë se në pjesën perëndimore të stadiumit do të kryhen punime me intensitet të shtuar, sapo të lejojnë kushtet atmosferike.     

‘Punimet në pjesën perëndimore të stadiumit pritet të fillojnë me intensitet të shtuar sapo kushtet atmosferike të jenë më të përshtatshme, ashtu që Intelektualët dhe Skifterët të mund t`i shikojnë klubet e tyre të zemrës nga tribunat dhe në kushte shumë më të mira’, ka thënë Hyseni.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)