Prishtina shpallet kampione e Ligës së Parë
Prishtinë, 25 prill - Prishtina shpallet kampione e Ligës së Parë dhe siguron promovimin në Superligën B.
Ekipi kryeqytetas, meshkujt, mposhtën në palestrën e sapo ndërtuar dhe në praninë e mbi 800 shikuesve, Kaçanikun, në xhiron e fundit të kampionatit për të siguruar vendin e parë, njëkohësisht pozitë që i siguron promovimin në Superligën B nga edicioni i ardhshëm.
Prishtina grumbulloi 35 pikë në vendin e parë pas 15 xhirove të zhvilluara, e përcjellur nga Vjosa me 33 pikë në të dytin.
Medaljet për volejbollistët e Prishtinës i ndanë anëtari i Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Valon Xhafaj dhe Komesari i Garave, Ardian Ibraj.
FVK përgëzon Prishtinën për suksesin dhe i uron suksese në Superligën B, sezonin e ardhshëm.