06 Dhjetor 2024

Presidentja Osmani priti në takim ekipin futbollistik “Ballkani”

Prishtinë, 12 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ekipin futbollistik “Ballkani” nga Suhareka, i cili aktualisht po i zhvillon garat në Ligën e Konferencës të UEFA-së.

 Presidentja Osmani uroi djelmoshat e “Ballkanit”, për suksesin e historik të ekipit të treguar deri tani në garat evropiane dhe tha se sportistët kosovarë prej shumë kohësh janë ambasadorët më të mirë të Kosovës. Sukseset e tyre, sipas Presidentes Osmani e bëjnë krenar shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë ta mbështesin sportin në të gjitha aspektet duke uruar që ekipi i “Ballkanit”, sikurse edhe sporti kosovar në përgjithësi të vazhdojë me sukseset në prezantimet ndërkombëtare.

Ekipi i Ballkanit i dhuroi Presidentes Osmani një fanellë të klubit dhe një top futbolli, teksa ajo uroi futbollistët për fitore në ndeshjen e nesërme ndaj ekipit të Sivasspor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)