MKRS shpërblen Distria Krasniqin, Nora Gjakova dhe Driton Kuka
Prishtinë, 29 shtator - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka bërë të ditur se sot në kabinetin ministrit do të organizohet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve shtetërore për xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dhe për trajnerin Driton Kuka.
Shpërblimet shtetërore ndahen për sportistët pas rezultatit kulmor që patën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Shpërblimet parashihen sipas rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare.