03 Dhjetor 2024

MKRS mbështetet me 10 mijë euro Turneu e Boksit “Adem Jashari”

Prishtinë, 18 nëntor - Për edicionin 13-të të Turneut Ndërkombëtar të Boksit për Senior “Adem Jashari”, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka ndarë sot shumën në vlerë prej 9 mijë e 950 euro.

Mbështetja për Federatën e Boksit vjen në bazë të përcaktimeve programore të MKRS-së për avancimin, zhvillimin dhe masivizimin e sportit, si një fushë e interesit të veçantë publik.

Organizimi i Turneut Ndërkombëtar të Boksit është një ngjarje tradicionale që promovon sportin dhe Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
 
Aneks memorandumi i cili mundëson këtë përkrahje u nënshkrua nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ndërsa në takim ishte e pranishme edhe zëvendës ministrja, Daulina Osmani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)