07 Dhjetor 2024

Kryeministri Kurti mori pjesë në përmbylljen e Festivalit të Tenisit 2022

Prishtinë, 31 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përmbylljen e Festivalit të Tenisit për vitin 2022, aktivitet ky i organizuar nga Federata e Tenisit dhe e përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Para të pranishmëve, kryeministri Kurti tha se tenisi është një ndër sportet më të bukura dhe më të shëndetshme, si për t’u luajtur, por edhe për t’u shikuar. Andaj është ndjenjë e mrekullueshme për mua që t’ju shoh të gjithëve bashkë dhe të gatshëm për të luajtur tenis, shtoi ai.

Kryeministri Kurti rikujtoi se edhe ai ka luajtur tenis dhe se ka përcjellë yjet e mëhershme të tenisit, mirëpo ka thënë se kushtet tani janë shumë më të mira sesa atëherë kur improvizonin fushë tenisi në lagjen “Aktashi”.

“Aktiviteti fizik dhe sporti kanë rol kyç në zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të gjeneratave të reja. Përmes tyre krijojnë qëllime dhe marrëdhënie të shkëlqyeshme shoqërore, bëhemi shoqe e shokë me njëri-tjetrin, përkujdesemi për mirëqenien fizike, mendore dhe emocionale të të gjithë fëmijëve tanë”, tha kryeministri Kurti.

Duke folur për rolin edukativ të sportit, ai theksoi se jeta është një seri e fitoreve dhe e humbjeve, por sporti është mënyra më e mirë përmes së cilës njerëzit mësojnë se si të jenë modest kur fitojnë, e po ashtu të jenë me dinjitet edhe atëherë kur humbin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)