06 Dhjetor 2024

Krerët e FVK-së përcjellin ekipet kosovare drejt Turqisë

Prishtinë, 22 qershor - Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci dhe Sekretari i Përgjithshëm, Valon Nikqi, kanë përcjellur ekipet e Kombëtares, në të dy konkurrencat, para nisjes për në Balikesir të Turqisë, ku do të mbrojnë ngjyrat e Kosovës në mesin e më të mirëve të Ballkanit.

Në konkurrencën e femrave, Kosova përfaqësohet nga dyshja Dhurata Sylejmani/Valmira Ramadani të cilat drejtohen nga trajneri Edon Ibrahimi, ndërsa në konkurrencën e meshkujve garon çifti Fatlum Hajrizi/Erion Bajrami.

Presidenti Gjinovci dhe sekretari Nikqi u kanë uruar fat ekipeve dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre të gjithanshme në ofrimin e të gjitha kushteve të nevojshme për përfaqësim sa më dinjitoz në këtë garë.

Garat, në të dy konkurrencat, zënë vend mes datave 23-26 qershor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)