Juventusi rinovon kontratën me Mattia Perin deri në vitin 2025
Torino, 14 prill - Klubi i Juventusit rinovon me portierin italian, Mattia Perin, deri në vitin 2025. “Zonja e Vjetër” e dha lajmin nëpërmjet një njoftimi për shtyp.
“Një lajm i mrekullueshëm për të, por edhe për të gjithë ne. Mattia u bëm pjesë e Juventusit në vitin 2018 dhe pas një përvoje me Genoan nga janari 2020 deri në verën e vitit 2021, ai u kthye për të mbrojtur ngjyrat tona me aftësitë e tij teknike përvojën dhe karizmën e tij."
"Pa harruar, sigurisht, aftësinë e tij për të qenë gjithmonë gati, në çdo situatë dhe kundër çdo kundërshtari."
"Kjo karakteristikë e ka bërë atë një vlerë të shtuar të për ekipin. Nuk është rastësi që ai ka arritur të ruajë portën e pastër 8 herë në 17 ndeshje, dhe konkretisht në 3 raste nga 8 paraqitje këtë sezon, duke marrë parasysh të gjitha garat. Statistika të rëndësishme të Mattia-s, për të vazhduar edhe për shumë vite së bashku.”