Diego Costa vazhdon karrierën në klubin brazilian Atletico Mineiro
Rio de Zhanerio, 15 gusht - Golashënuesi spanjoll me origjinë braziliane Diego Costa karrierën e tij do të vazhdojë në Atletico Mineiro.
Udhëheqja e klubit brazilian njoftoi se 32-vjeçari Costa mbërriti si lojtar i lirë dhe se ai nënshkroi kontratë njëvjeçare duke u bërë anëtar i ri i ekipit.
Costa në karrierën e tij të pasur ka luajtur për shumë klube në Evropë, kurse suksesin më të madh e arriti në fanellat e Atletico Madridit dhe Chelsea-t.
Ai luajti 24 ndeshje për ekipin kombëtar spanjoll dhe shënoi dhjetë gola.