Daniel Kretinsky bleu 27 për qind të aksioneve të West Ham United
Londër, 11 nëntor - Biznesmeni çek Daniel Kretinsky ka blerë 27 për qind të aksioneve të West Ham United, ekip nga Premier Liga Angleze.
Në njoftimin e faqes zyrtare të klubit bëhet e ditur se investitori çek përfundoi procesin e blerjes së 27 për qind të aksioneve të klubit dhe se bëhet fjalë për pronarin e klubit çek Sparta Praga.
West Ham United momentalisht është në vendin e tretë në tabelë me 23 pikë, aq sa ka edhe Manchester City. Lider i tabelës është Chelsea me 26 pikë.