05 Dhjetor 2024

Atleti, Muhamet Ramadani shpallet sportisti i vitit 2021 në Mitrovicë

Prishtinë, 1 prill - Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka mbajtur ceremoninë e shpalljes së klubeve sportive dhe sportistit më të mirë për vitin 2021.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm kryetari i komunës, Bedri Hamza, kryesuesja e Kuvendit, Vesa Broja, drejtorë të drejtorive komunale, sportdashës, punëtorë të sportit, si dhe përfaqësuesit e klubeve sportive dhe sportistët që u shpallën më të mirët për vitin 2021.

Në fjalën e tij kryetari i komunës, Bedri Hamza, pasi i përshëndeti të pranishmit, tha se ndihet i privilegjuar që ndodhet në mesin e sportistëve të cilët e kanë ngritur lartë emrin e Mitrovicës, si qytet i kulturës, artit dhe sportit.

Më tutje nga kryetari Hamza është theksuar se është zotuar për përkrahje të sportit dhe ky zotim do të realizohet në përpikëri, ku përkundër vështirësive financiare këtë vit është trefishuar buxheti për Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, ndërsa përpjekjet tona do të vazhdojnë edhe më tutje në përkrahje të sportistëve dhe krijimin e infrastrukturës moderne sportive.

Ndërsa, drejtoresha e DKRS-së, Valdete Idrizi, ka bërë të ditur se do të angazhohet maksimalisht në mbështetje të klubeve sportive, ku prioritet i kësaj drejtorie është që Mitrovica të jetë kryeqytet i sportit në Kosovë.

Juria profesionale, sportist të vitit 2021 shpalli Muhamet Ramadani, atletik në klubin K.A “Mitrovica”, ndërsa çmimin “Lah Nimani”, i është ndarë veteranit dhe futbollistit të mirënjohur, Rexhep Xhaka, ndërsa klubi sportiv i vitit 2021 u shpall klubi i futbollit të femrave “Mitrovica”.

Sportistë më të mirë të vitit, në sporte dhe kategori të ndryshme u shpallën Valdrin Haxhiu, basketbollistë, Aurora Simiqi, volejbolliste, Remzo Mustafiq, boksier, Lirije Peci, atlete, Edis Ahmeti, futbollistë, Ardian Muja, futbollistë, Alma Muzliukaj, basketbolliste, Muharrem Hyseni, xhudistë, Sali Maxhera, hendbollistë, Liridonë Syla, futbolliste.

Gazetar sportiv i vitit u shpall Arsim Maxhera, punëtor sportiv i vitit, Adnan Ademi, KF “Mitrovica” trajner i vitit, Shpetim Idrizi KF “Trepça 89”, ndërsa refer i vitit Arsim Vitaku dhe Erduan Vitaku, hendboll.

Në ceremoni mirënjohje iu ndanë edhe shumë sportistëve aktiv, ish sportistëve dhe punëtorëve sportiv.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)