Antonio Conte kandidat për trajneri të PSG-së
Paris, 19 prill - Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte është shfaqur si një kandidat surprizë për Paris Saint-Germain (PSG).
Sipas Le Parisien, italiani është i bindur se do të pasojë Mauricio Pochettino.
Thuhet se klubi francez po kërkon të zëvendësojë teknikun argjentinas, i cili është kritikuar për një sezon të dështuar në Ligën e Kampionëve.
Kështu që gjigantët e Ligue 1 po kërkojnë një menaxher me cilësi të lartë, i cili mund t’i çojë ata drejt një lavdie të gjatë në UCL.
Zinedine Zidane është përfolur prej kohësh për një transferim në kryeqytetin francez, por ish-tekniku i Real Madridit preferon një ekip kombëtar.
Kandidatura e Conte vjen si befasi kur ai duket se po ecën mirë te Spurs, duke fituar gjithashtu besimin e tifozëve.
Për sezonin e ardhshëm vendi në Champions duket i sigurtë.
Conte është i njohur për ndryshimin shpeshtë të klubeve. Shembulli më i fundit ishte largimi i tij nga Interi pas një mosmarrëveshjeje mbi transferimet. Nëse kërkesat e tij për merkaton e verës do të plotësohen ka të ngjatë të mos largohet nga Londra.