Agim Tahiraj zgjedhet kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit
Prishtinë, 6 mars - Federata e Boksit e Kosovës, përkatesisht Shoqata e gjyqtarëve të boksit mbajti seminarin dhe kollokfiumin për gjyqtarë si dhe seminare për delegatë dhe mjek sportive në të cilën ishin prezent 15 pjesemarres.
Gjatë këtij takimi njëherit u mbajt dhe kuvendi i rregullt dhe zgjedhor i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit ku kryetari i deritashëm Latif Demolli për shkak të postit të ri i emëruar nga muaji gushtë sekretar i përgjithshem i FboxK dha dorëheqje nga posti i kryetarit të shoqates së gjyqtarëve.
Kryetar i ri i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit u zgjodh Agim Tahiraj, ndërsa sekretar Luan Krasniqi.
Para fillimit të sezonit pranveror të garave në boks shoqata e gjyqtarëve mban seminarin dhe kollokfiumin për gjyqtarë te boksit që te jenë sa me të aftë për gjykimin real dhe drejtimin e meqeve gjatë sezonit pranveror.
Ky seminar ishte me rëndesi për arsye të ndryshimit te disa rregullave teknike në boks dhe ndryshimi i disa vendimeve te gjyqtarëve.
Ligjerues për gjyqtar ishin gjyqtarët me licencë ndërkombëtare AIBA, Latif Demolli, ndërsa tema kryesore të këtij seminari ishin ”Ndryshimet e disa rregullave në poentim dhe ndryshimi dhe plotësimi i disa rregullave teknike në bokse”, ”Lendimi i dyanshëm i boksierëve në ring, nderprerje e duelit.
Sylejman Voca informoi mbi punen e delegatit para fillimit te meqit dhe deri me përfundimin e meqit dhe kompetencat e tyre si dhe ndryshimi i kategorive të boksiereve. Përpos Sylejman Vocës nga delegatet ishin Nadir Shllaku dhe Fadil Syla.
Ky seminar ishte i mirëseardhur për gjyqtarë, delegatë e mjek sportive për arsye të njohjes së ndryshimeve dhe plotsimeve me te reja nga rregullat teknike të IBA-së.