Pika kufitare ”Merdare” lirohet për qarkullim
Prishtinë, 29 dhjetor - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar pardje në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.
'Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë', thekson Policia.
Bllokimi rrugës ishte bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare” e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim.
Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare “Jarinje”, ”Bernjak” dhe “Merdare”, deri në njoftimin e radhës.