MPB lanson Pilot Projektin për Lidhjen e Qytetarit me Adresë Unike
Prishtinë, 18 janar - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se sot do do të organizojë ceremoninë e lansimit të Pilot-Projektit për Lidhjen e Qytetarit me Adresë Unike.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Fetahu, zëvendës ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Matthias Conrad, dhe Menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore, Massimiliano Paolucci.