Me rastin e Ditës së Forcës, FSK organizon 'Ditën e Hapur'
Prishtinë, 27 nëntor - Sot në Kazermën “Adem Jashari” Ministria e Mbrojtjes (MM) dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të organizojnë “Ditën e Hapur’’ e cila mbahet me rastin e Ditës së Forcës.
Në këtë ditë, do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.
Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm, do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera.