Kujtohen 1432 fëmijë shqiptarë të vrarë dhe masakruar nga Serbia
Prishtinë, 1 qershor - Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve dhe në shenjë respekti e kujtimi të përjetshëm të vrasjes së 1432 fëmijëve shqiptarë, të vrarë e të masakruar nga Serbia fashiste, organizohet një marrsh dhe ndezja 1432 qirinjëve.
Ky organizim behët për t’ua rikujtuar për të satën herë Shtetit të Kosovës, temelet e të cilit u ngritën pikërisht mbi gjakun e këtyre fëmijëve tanë engjëj, se qe 24 vite ata nuk e kanë asnjë shenjë të kujtesës historike, qoftë edhe të një OBELISKU të vetëm deri më tash!!
Marrshi nis nga Katedralja “Nëna Terezë”, e drejt Teatrit Kombëtar dhe organizohet nga studentet e fakultetit të edukimit të Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës!