Kryeprokurori Kelmendi takoi përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile
Prishtinë, 27 mars - Ushtruesi i Detyrës se Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, me të cilët ka diskutuar për çështje të ndryshme që bien në kompetencë të Prokurorit të Shtetit.
Në takimin e përbashkët u shkëmbyen pikëpamje lidhur me progresin, sfidat dhe gjendjen aktuale në sistemin prokurorial, derisa përfaqësuesit e shoqërisë civile adresuan komentet dhe shqetësimet e tyre në raport me institucionin e Prokurorit të Shtetit.
U.D. Kryeprokurori Kelmendi, shprehi vlerësimin e tij për rolin dhe punën e organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në Kosovë, e të cilat kanë në fokus forcimin e sundimit të ligjit dhe monitorimin e punës së sistemit prokurorial.
Bashkëbiseduesit u pajtuan për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë brenda kompetencave dhe përgjegjësive respektive.