27 Dhjetor 2024

KFOR-i largon barrikadat e fundit në veri të Kosovës

Mitrovicë, 6 janar - Forcat paqeruajtëse të KFOR hoqën barrikadat e fundit, disa automjete të rënda që bllokonin qarkullimin duke liruar kështu përfundimisht rrugët në veri të Kosovës të cilat për 19 ditë u mbajtën të bllokuara nga serbët lokal.

Sipas KFOR-it, “heqja e barrikadave të fundit u bë në përputhje me mandatin që ka KFOR-i nga OKB-ja, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, për të ofruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në një njoftim të KFOR-it.

“Demontimi i barrikadave përfundimtare u krye në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt, për të shmangur incidentet dhe rreziqet e tjera për sigurinë lokale."

"KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe ka aftësinë dhe personelin që të vazhdojë të zbatojë mandatin e vet të OKB-së plotësisht dhe në baza ditore, duke kontribuar për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu theksohet se “NATO-ja vazhdon të mbështesë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e BE-së, si platforma kryesore për gjetjen e një zgjidhjeje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe për ndërtimin e paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në të gjithë rajonin”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)