07 Dhjetor 2024

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 22 aktakuza kundër 24 personave

 Prishtinë, 15 mars - Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra penale te ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve te fundit, ka ndaluar një (1) person te dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra te ndryshme penale.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)