EULEX prezanton raportin për Monitorimin e Drejtësisë
Prishtinë, 24 nëntor - Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) do ta prezantojë Raportin e tij të tretë publik për Monitorimin e Drejtësisë, i cili e përfshin periudhën prej muajit nëntor 2021 deri në shtator 2022.
Ky raport përfshin gjetje dhe rekomandime specifike për autoritetet kosovare lidhur me disa çështje sistematike dhe tematike, përfshirë anti-korrupsionin, ndjekjen penale të rasteve të terrorizmit, krimet kundër gazetarëve, krimet sipas të drejtës ndërkombëtare, dhunën në baza gjinore, si dhe drejtësinë për të mitur.