22 Nëntor 2024

VV: Jo Asociacionit të komunave serbe

Prishtinnë, 1 mars - Lëvizja Vetëvendosje akuzon qeverinë e Kosovës se në dialogun me Serbinë po diskuton Pakon e Ahtisarit duke shtruar kështu rrugën për krijimin e pushtetit të tretë në Kosovë.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e quajnë tradhëtar të kombit kryeministrin Hashim Thaçi. Sipas tyre ai zgjodhi që të takohet me kryeministrin e Serbisë më 4 mars një ditë para se të sulmohej familja Jashari nga forcat e Millosheviçit.

“Jemi në përvjetorin e epopesë së UÇK-së dhe pikërisht në këto data kryeministri ka zgjedhur që të shkojë me zëdhënësin e qeverisë së Millosheviçit dhe t’i përgatisë Kosovës një plan të dëmshëm”, deklaroi deputeti i VV, Glauk Konjufca.

Glauk Konjufca dhe Visar Ymeri thonë se asociacioni nuk parashikohët në planin e Ahtisarit e as në ligjin për pushtetin lokal.

“Ligji për pushtetin lokal në asnjë mënyrë nuk kushtëzon që këto komuna të jenë vetëm të një përkatësie kombëtare. Ky asosacion nuk ka kompetenca ekzekutive të nivelit që kërkon Serbia, por për këtë do flasin më 4 mars”, tha Visar Ymeri, kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes komentoi edhe deklaratën e kryeministri Hashim Thaçi se asosacioni i komunave serbe do të jetë në një nivel me organizatat joqeveritare.

“Cila organizatë joqeveritare është bërë përmes një dialogu kaq të mundimshëm dhe të një niveli kaq të lartë mes dy shteteve?!”, pyet zoti Ymeri.

Vetëvendosje vlerëson se krijimi i asociacionit të komunave serbe është hapi i dyte drejt krijimit të autonimisë për veriun sepse hapi i parë është bërë me krijimin e fondit zhvillimor për këtë pjesë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)