06 Dhjetor 2024

Vetëm Qeveria Kurti ka arritur ta defaktorizoj skajshmërisht Listen Serbe

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Është shumë e pandershme, jokorekte dhe irituese te thuhet se Qeveria aktuale, përkatesisht mazhoranca ne Kuvend ka koketuar e po koketon me listen “srbska” për miratimin e “projektligjit për pagen minimale …!

Unë që kam kam përcjellur punën e Kuvendit të Kosovës afër 20 vite nuk kam pasur rastin te identifikoj subjekt politik me korekt ne raport me shumicen e deklaratave te tyre që thonin se cili është mendimi dhe qendrimi i listes “srbska” për Kosovën!

 Ky subjekt politik i themeluar me 2014, me skenar e direktive ekskluzive te Beogradit e me bekimin e liderëve të Kosovës, gjithnjë është deklaruar se: ”shteti i tyre është Serbia dhe president e kanë Aleksander Vuqiqin”, andaj te akuzosh partinë në pushtet se po koketon me “srbsken” në dem të Kosovës është absurditet e  hipokrizi, meqë pikërisht vetëm kjo qeveri ka arritur ta defaktorizoj skajshmerisht ketë “filiale” të qeverisë se Beogradit.

Besoj se edhe shumë te tjerë prezent e kanë në memorie, por edhe unë e mbajë  mend mirë , kur pikërisht këto subjekte qe tani po kritikojne  LV-në për koketim me ketë listë në shtator të vitit 2017 pritnin me ditë shkuarjen ne konsultime e kthimin nga Beogradi  të listes serbe për të mbajtur  seancë të Kuvendit të Kosovës, përkatesisht votimin e Qeverisë Haradinaj, kryeministri i 7!

Ishte krijuar një atmosferë sa qesharake edhe për keqardhje në Kuvend dhe ironia me e madhe ishte kur  disa liderë po atë ditë llogaritnin edhe kohën se kur mund të kthehen deputetët serbë duke shtuar se për momentin i janë afruar Nishit, Merdares… e në kaq ora do filloj seanca që pritej me padurim!
 
Pra, “srbska” pritej si hero, shpetimtare ….,sikur te vinte nga fronti i luftes për clirimin e Kosovës , e jo si penguesit e demtuesit me te medhenje te Kosovës, pikerisht nga disa qe tani po na shesin “ dyshk për gogla”!

Ka për shumë gjera tjera për çka duhet kritikuar por edhe protestuar ndaj Qeverise Kurti 2, por për koketim me listen “ srbska” kurresesi sepse edhe kur është themeluar hisetare kanë qenë liderët tanë!!!!!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)