03 Dhjetor 2024

Themelimi i grupeve për mbikëqyrje, cenim i pavarësisë së BQK-së

Shkruar nga Safet Gërxhaliu

Pavarësia e Bankës Qëndrore i referohet lirisë së saj nga ndikimi i drejtpërdrejtë politik ose qeveritar.

Gjatë viteve 1970 dhe fillim të viteve 1980, ekonomitë kryesore të industrializuara të botës  përjetuan periudha me inflacion të lartë. Pas këtyre periudha shumë analistë më të njohur të kohëve tentuan të analizojnë se pse bankat qëndrore i lejuan ato të ndodhnin?

Në bazë të krahasimeve komperative të vendeve të ndryshme, shumë hulumtues  kanë vënë në dukje se presionet politike ishin arsye kryesore e inflacionit në këto vende.

Politikanët e zgjedhur shpesh mund të motivohen nga konsideratat elektorale afatshkurtra, ose mund të vlerësojnë shumë rritjet  ekonomike afatshkurtra, ndërkohë që në planin afatgjatë si pasojë e këtyre politikave vijnë pasojat afatgjata inflacioniste dhe luhatjes  së stabilitetit financiare në vend.

Tendencat e politikanëve të zgjedhur për të shtrembëruar politikat ekonomike mund të rezulton shumë e dëmshme për ekonominë e vendit.

Për këtë arësye pavarësia e Bankës qendrore në vend është e rëndësisë jetike për funksionimin të ekonomisë dhe financave në vend. Për të siguruar stabilitetin financiar  në një vend, bankat qendrore bashkëkohore janë të ndara nga qeveria dhe ministria e financave të vendit .

Filluar nga 2020 ku pandemia e shkaktuar nga Covid19 bëri që e gjithë bota të përjetojë krizën më të thellë ndonjëherë dhe ende pa dalë nga kjo krizë me pasoja të tmerrshme për njerëzit dhe ekonomitë në gjithë globin, lufta në Ukraine vetëm sa ka bërë që gjendja nga shumë e keqe të kalojë në gjendje të tmerrshme, ku stabiliteti financiar dhe ekonomik edhe në vendet më të zhvilluara janë bërë sfidë shumë e komplikuar, inflacioni gati dy shifror ka shtyrë në shqyrtim skenarët më të këqi të stres testeve të këtyre vendeve për të konsideruar.

Në Kosove në drejtim krejt të kundërt të zhvillimeve në vendet  demokratike, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e së e kësaj të mërkure, si pikë të të rendit ditës, ka paraparë edhe Formimin e grupit punues lidhur me ‘mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës’.

Ky paralajmërim për themelimin e këtij grupi do të jetë goditje e rënde per stabilitetin financiare ne vend  dhe paraqet  shkelje te rende te Kushtetutës së Republikës së Kosovës për BQK-në, e cila e ka të garantuar pavarësinë e saj, ku Neni 140, thotë se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, është institucion i pavarur i cili i përgjigjet vetëm Kuvendit të Kosovës dhe se Qeverisja e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe procedurat e zgjedhjes dhe të nominimit të anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës rregullohen me ligjin, cili duhet të sigurojë pavarësinë dhe autonominë e saj.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sot është institucioni më kredibil dhe më i besueshëm në vend, këtë vlerësim e kanë dhënë edhe organizatat dhe institucionet ndërkombëtare të cilat kanë dhënë nota të larta për institucionin rregullues financiar në vend.

Pra është e rrugës që Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës, fare të mos tentojë dhe të krijojë grupe punuese të cilat do të prekin pavarësinë e BQK-së.

Tendenca për të kapur BQK-në dhe për të ndërhyrë në proceset e saj, cenon procese të rëndësishme, komplekse që kanë ndjeshmëri për Kosovën, siç është edhe procesi i Arbitrazhit ndërkombëtar të Iute Credit kundër Republikës së Kosovës.

Në vitin 2020 kur bota u përfshi nga Pandemia Covid19 dhe shumë shtete dhe institucione financiare ndërkombëtare u ballafaquan me probleme, ishte BQK-ja që në Kosovë përmes vendimeve të saja, arriti që të ruajë besimin dhe qytetarët e Kosovës, të jenë të sigurtë me mjetet e tyre që i kanë në institucionet bankare në vend.

Pra pavarësia e BQK-së, është kruciale për të ecur tutje dhe të jetë në harmoni edhe me politikat e akterëve financiare në vend.

Po ashtu një problem që shumë shtete e kanë, përshirë edhe vendet e rajonit është problemi i kredive të këqija të cilat në vende e tjera kanë përqindje shumë më të lartë se Kosova. Pra edhe pse pandemi, falë BQK-së, ne kemi arritur të kemi shumë pak kredi jo performuese, të kemi kapitalzim të lartë të likuiditetit në shumë sektor, po ashtu edhe është rritur konkurrenca dhe ku kemi edhe institucione të reja në Kosovë që shtrijnë aktivitetin bankar në vend.

Nuk duhet harruar që me pavarësinë që sot në Kosovë, ka BQK-së, janë bërë hap shumë pozitiv, edhe ideja që të kemi liberalizim të tregut të sigurimeve TPL është jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Nëse do të kemi lëvizje nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës, dhe do të themelohen grupe për mbykqyrje të BQK-së është e sigurt se do të prishet imazhi pozitiv i Kosovës sa i përket aktiviteteve të sistemi bankar e financiar në vend dhe ndërhyrjes së institucionet e pavarura në Kosovë.

Sot në Kosovë janë disa banka vendore e ndërkombëtare të cilat së bashku e përbejnë mozaikun e sistemit bankar në vend. Bankat e huaja e kanë model Kosovën për funksion të mirë të sistemit bankar, zhvillimit të mirë të sistemit të pagesave dhe kjo është arritur falë përkushtimit të të pavarësisë së funksionimit të BQK-së.

Sot bota kapitaliste i beson institucioneve të pavarura dhe të drejtësisë dhe nuk dot ë ishte mirë që të ketë ndërhyrje politike dhe tendenca për të pasur nënë kontroll BQK-në. Këto tendenca do të mund të ndikojnë edhe në procese të ndryshme që lidhen më Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Të gjitha raportet ndërkombëtare, BQK-në, e kanë vlerësuar lartë. Njëri ndër to është edhe Komisioni Evropian ku BQK-në e ka vlerësuar me notën 3, kurse vendin në total e ka vlerësuar me 1.9. Edhe Departamenti i Shtetit ka dhënë vlerësime pozitive për BQK-në, pastaj Banka Botërore, FMN e institucione të tjera ndërkombëtare.

Nuk është faji i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, se pse nuk është votuar me kohë bordi i BQK-së nga Kuvendi i Kosovës, pra vonesa e bordit ka shkaktuar vonesa në funksionalizimin e tërësishëm të BQK-së.

Për fund edhe agresioni rus në Ukrainë ka prekur sistemin financiar në gjithë botën për shkak të tregjeve globale ku bën pjesë edhe Kosovë edhe pse si vend i vogël. Me besimin dhe vlerësimin që ka BQK-ja, është arritur të ruhet besueshmëria qytetare ndaj sistemin bankar dhe financiar në vend. Pra rol kyq në këtë segment ka BQK-ja që përmes politikave të saj ka arritur të ruaj imazhin pozitiv të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)