10 Dhjetor 2024

Stagflacioni karakterizon ekonomit Evropiane

Shkruar nga Safet Gërxhaliu

Kriza ekonomike si pasoj e pandemis Covid 19 dhe tani nga efektet negative të luftes Ruso-Ukrainase është në rritje konstante e ne veçanti  në vendet Evropiane.

Inflacioni në rritje, ramja e investimeve , rritja e dollarit perballë Euros janē sfidë e madhe për Europen.

Europa po kalon në një sfid tjetër që eshte më e rrezikshme se inflacioni dhe po kalon në stagflacion.

Stagflacioni është gjendja e një vendi ose zona e bashkimit monetar në të cilën ekonomia është njëkohësisht në një gjendje stagnimi dhe inflacioni.

Termi vjen nga fusha e makroekonomisë, e cila përshkruan një periudhë me inflacion të lartë, ndërkohë që produkti kombëtar bie ose të paktën nuk rritet. Ekonomia atëherë nuk rritet apo bie, shkalla e papunësisë mbetet në të njëjtin nivel, por niveli i çmimeve ende rritet.

Si pasoj e efektetit stagflativ janë edhe paralajmrimet e Bankes Botrore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për tkurje ekonomike në vendet e UE dhe se do  te jenë të goditura edhe shtetet tjera në mënyr të efektit zingjiror.

Ky fenomen eshtē aktual edhe në Kosovë përkunder proklamimeve institucionale për rritje ekonomike dhe shtimin e numrit  të të  punsuarve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)