Rënja e eksporteve nē sasi, shqetësim për sektorin privat
Indikatorët kyq ekonomik dëshmojnë se kemi rënje në sasi të eksporteve me -14.77% e rritje në vlerë financiare në +23.09%.
Ekonomia vendore po ngulfatet nga dominimi i agjendës politike dhe nga komentet e institucionale për trende ekonomike që devijojnë këta parametra në interes të partive politike dhe atyre qeveritare.
Trendet ekonomike aktuale së pari vërehen tek sektori privat dhe qytetarët se a janë në rritje apo rënie e më vonë tek institucionet.
Se si janë parametrat ekonomik në Kosovë në periudhen kohore janar-shkurt 2022 dhe në çka bazohet rritja që e promovohet dhe stagnimi ekonomik që elaborohet nga ekspertët.
Importet Janar - Nëntor 2022 krahasur me vitin paraprak 2021 kanë arritur rënie në sasi -14.8% dhe rritje në vlerë +21.3%.
Reflektimi në taksa apo në të hyra ka arritur rritje prej +11.64%.
Bazuar në efektet e krizes dhe pandemisë Inflacioni mesatar deri tani ëshë rreth 11.5%.
Analiza paraprake dëshmon se në Kosovës rritja reale e BPV në ketë periudhë është rreth 2.8%.
Në kuartalin e parë 4.5 %, në kuartalin e dytë 2.14%, dhe në kuartalin e tret 2.07%.
Në takime të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare qeveritaret promovojnë rritje enorme të eksportit dhe ku eshtë realiteti.
Nga Janari deri në Nëntor 2022 krahasur me vitin 2021 kemi rënje në Sasi të eksporteve -14.77% dhe rritje në vlerë financiare në +23.09%.
Kosova nuk ka arsye për eufori ekonomike sepse rritja eventuale financiare dhe rënie në sasi e dëshmon impaktin e inflacionit dhe rritjes së importeve dhe ngritje të performances qoftë në ATK apo në Dogana të Kosovës!
Mbështetja për sektorin privat duhet të jetë prioritet.
Promovimi i produkteve vendore së bashku me media dhe institucionet e vendit e në veqanti forcimi i diplomacis ekonomike të vendoset si objektiv kryesor.
Standardizimi, certifikimi, menaxhimi i kualitetit , licencimi i produkteve të jetë në funkcion të rritjes së besimit të qytetareve për produktet "Made in Kosova" e jo orientimi vetëm kuantitiet por më shumë në kualitet.
Avancim të dialogut publiko privat dhe rritja e pagave në mënyr gjithëpërfshirëse qoftë pēr administratë apo sektorin privat.
Sfidat ekonomike janë të shumta, ato të identifikuara dhe koordim konkret për tejkalimin e ketyre barierave të cilat emruesin e përbashkët e kanē zgjedhjen e problemeve politike dhe sundimin e rendit dhe ligjit.