06 Dhjetor 2024

Për gazetarë, prokurorë e gjykatës mungesa fizike e Thaçit mbetet epoka me e keqe e të jetuarit pa privilegje e luks

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Se a ka qenë Hashim Thaçi politikan dhe udhëhëqes i mirë apo i dështuar i Kosovës, vlerësimin me meritor do e japi historia dhe proceset ne kontinuitet nëpër të cilat po kalon vendi, edhe pse e pranuam apo jo Thaçi është pjesë e historisë.

 Por një gjë e them me bindje te plotë se Thaçi sa ishte në pushtet mbi 50 për qind të personave te subjektit politik te PDK - së, por edhe te subjekteve tjere politike i ka ba me shtëpi, me banesa, me punë e pozita të larta, me vetura, me privilegje, benefite qe shumica as në endërr nuk i kanë pa, pra ua ka “qelur sytë”!! (me letra e pa letra)!

 Dihet se Hashim Thaçi çdo kend që ka arritur ta fut brenda rrethit te vet e qe te rrallë janë ata qe kanë refuzuar i ka “shtrydh” dhe lojaliteti e serviliteti ndaj tij pastaj ka qenë në maksimum.

 Aftësia e tij për të “neutralizu” çdo kend që ka futur në orbiten e tij ishte e jashtëzakonshme dhe veshtirë ta gjesh tek dikush tjetër meqë nuk kam pasur rastin qe te degjoj një person, edhe me i afermi bashkepuntor i Thaçit, qe nuk me ka thene shoqerisht: ”A, Thaçi ta ngul..”. por  te gjithë ama te gjithë janë palu para tij!

 Por e them me sinqeritetin me te madhe se Hashim Thaçi nuk te ka krijjar probleme nese nuk ke dashur te futesh në rrethin e “bashkëpuntorëve” te tij qoft si gazetar, shoqëri civile, apo kuader tjeter!

Pra, largimi dhe arrestimi i Thaçit, për nje numer te madh personash, veçanarisht nga subjekti  politik ku ishte lideri i pakontestuar është jo vetëm humbje për ketë subjekt, por për gjithë atë 50 për qind te elektoratit te PDK -se.

Pastaj për gati gjithë gazetarët e shoqerinë civile prokurorë e gjykatës, profesorë …, andaj mungesa fizike e Hashim Thaçit gjatë ketyre mbi 2 viteve është dhe mbetet epoka me e keqe e te jetuarit pa privilegje e luks, per te lartecekurit, te cilet një periudhe perfituan shumë, dhe me siguri thonin: ”zot  zgjate”, por dikush fatkeqësisht këtu humbi edhe me shumë se privilegjet e këtyre dhe jo pak prej tyre, edhe tani po vardisen e pispillosen në adresa tjera me shpresë për të përfituar diçka, sepse ka kohë u është “tharë fyti…!”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)