05 Dhjetor 2024

Për Avdullah manipulantin

Shkruar nga Faton Peci

Nuk e keni dëgjuar asnjëherë Avdullahun duke diskuar për sektorin e Bujqësisë sa ka qenë Ministër i Financave dhe Kryeministër jo-legjitim.

Duke qenë se ke marrë rol aktiv në përpjekjen dëshpëruese me shifra manipulative (duke ju referuar çmimeve e jo sasisë se importit, në kohen e inflacionit global) më duhet të t'i përmend disa fakte:

- Në Ministrinë e Bujqësisë kur ti ke qenë Ministër i Financave dhe Kryeministër jo-legjitim kanë ndodhur këto dukuri:

- Marrje dhe dhënie ryshfeti deri në 120 mijë euro vetëm për një rast të “përkrahjes” financiare;

- Një parcelë e të mbjellave është shfrytëzuar për pagesa me dhjetëra herë;

- Mali është subvencionuar për kinse sipërfaqe të mbjella me grurë;

- Pronat e ministrisë janë marrë e shfrytëzuar si plaçkë lufte;

- Keni marrë vendim për dyfishimin e subvencioneve, pa disponueshmëri të mjeteve duke e futur Ministrinë në 40 milion euro borxhe, e duke shpërndarë vendime dy ditë para fushatës në përpjekjen dëshpëruese për të “blerë” vota nga fermerët;

- Tek përfitimi i granteve ka qenë sekret publik për fermerët e ndershëm se duhet dhënë ryshfet për të përfituar grant nga Ministria;

- Kur ti ke qenë Kryeministër jo-legjitim, MBPZHR kishte një Udhëheqës të Divizionit U.D të Drejtorit dhe I njejti njëkohësisht U.D të Sekretarit dhe në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme keni kontrabanduar në kundërshtim me ligjin një zyrtar që pa asnjë bazë ligjore e keni vendos U.D të AZHB-së.

- Në kohen tënde si Kryeministër jo-legjitim vetëm në një projekt të vetëm në IBK janë vjedhur 1.4 milion euro.

- Në MBPZHR për 9 vite sa ke qenë Ministër i Financave dhe Kryeministër jo-legjitim nuk është aprovuar asnjë ligj.

Për të treguar edhe më troç se si keni udhëhequr e qeverisur personalisht me dikasteret në kuadër të Zyrës së Kryeministrit konkretisht në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, meqenëse po ju referohesh të dhënave për mishin dhe qumështin, po e ndaj një aktivitet të prokurimit për një tender 500 mijë euro; vlerësimin e ekspertit të OSHP-së për këtë aktivitet të Prokurimit:

“Autoriteti Kontraktues në mënyrën më të vrazhdë të mundshme dizajnon kërkesat teknike të cilat favorizojnë një operator të vetëm ekonomik duke eliminuar nga procesi i tenderimit te gjithë operatorët e tjerë dhe duke u siguruar në këtë mënyrë që operatori ekonomik i preferuar jo vetëm ta fitojë  tenderin por ta fitojë atë me çmimin më të lartë të mundshëm”. Kjo është vepër e juaja Avdullah dhe qeverisjes tënde.

Lista është shumë e gjatë, po për qeverisjen tënde “efikase’ për sektorin sa e ke pasur në menaxhim, në AUV është vjedhur edhe kasaforta në këtë Agjenci e rëndë hiç më pak se 300 kg. Ta rikujtoj Avdullah, se unë jo që nuk kam lejuar vjedhjen e kasafortës së Shtetit në Zyrën e Presidentes, por edhe e kam mbrojtur me gjoks.

Karshi krejt këtyre shkeljeve abuzive, ti si Ministër i Financave dhe si Kryeministër jo-legjitim, keni qëndruar si struci. Sa ke qenë ti Avdullah Kryeministër, kafshët kanë hyrë në Kosovë pa u regjistruar fare.

Që nga marrja e detyrës në krye të Ministrisë së Bujqësisë është rritur numri i importeve të gjedheve, sepse janë ndalur hyrjet ilegale të gjedheve në Kosovë.

Gjatë vitit 2022 importi i grurit është rritur për 7.75% krahasuar me vitin 2021. Gjatë vitit 2021 importi i grurit ka qenë 97 mijë ton grurë, kurse gjatë vitit 2022; 104 mijë ton grurë. Shteti sot mendon për popull dhe ka blerë më shumë grurë për rezervat shtetërore.

Shifra prej 7.75% nuk ka ardhur si rezultat i mungesës se prodhimit vendor, por si reagim normal karshi frikës për furnizim të rregullt të tregut, pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë dhe frikën e përhapur gjithandej se do të ketë mungesë të grurit në treg.

Informatat që ne posedojmë tregojnë se një pjesë e madhe e grurit të prodhuar gjatë vitit 2022, ruhet nga vetë bujqit prodhues dhe nuk është dorëzuar në treg për t’u shitur, me shqetësimin se a do të ketë grurë të mjaftueshëm në treg.  

Se kjo që thotë Avdullahu nuk qëndron, e dëshmon edhe e dhëna për vitin 2021, ku gjatë këtij viti kemi patur një rënie prej – 25.43% në sasi të importuar të grurit në raport me vitin 2020, kur Avdullahu ishte Kryeministër jo legjitim (-14.35% rënie në vlerë të importit).

Në vitin 2021 janë importuar 97 mijë ton grurë, për dallim nga viti 2020 kur ishin importuar 130 mijë ton grurë.

Edhe sa i përket importit të llojeve të ndryshme të mishit, z. Hoti qëllimisht përdorë të dhëna mbi vlerën e importit e jo sasinë e importuar të mishit.

Sipas të dhënave zyrtare, importi i mishit në sasi gjatë vitit 2022 është rritur për 5.73%, e jo 51% sa manipulon ai.

Të njëjtin gabim ai e bën edhe sa i përket importit të gjedheve për therje. Vlera reale e importit është rritur për 10.78% e jo 42% sa aludon ai.

Pa dashur të prezantoj të dhëna për çdo produkt bujqësor dhe ushqimor, besoj se mjafton të theksohet se është hera e parë në dy dekadat e fundit që importi i produkteve bujqësore dhe ushqimore (2022) është ulur në raport me vitin paraprak, edhe atë për -2.92%.

Rritja e vlerës së importit (si vlerë monetare) i atribuohet vetëm rritjes se çmimeve në tregun botëror e jo zvogëlimit të prodhimit vendor.

Për fund Avdullah, jam Ministër i Bujqësisë në kohen më të vështirë dhe më të pa përshtatshme të historisë së institucioneve, posaçërisht për të udhëhequr një dikaster siç është bujqësia.

Pavarësisht kësaj, rezultatet në politika, strategji, ligje dhe akte të tjera përcjellëse, transparencë e meritokraci, luftim krimi e korrupsioni, ngritja e përkrahjes financiare dhe financa vetëm tek fermerët, kanë patur efekt direkt në rritje të sipërfaqeve të mbjellura, si dhe në prodhimtari, në vlerat më të larta krahasuar me ndonjëherë më parë.  

Prodhimi vendor është rritur. Kosova gjatë vitit 2022 ka eksportuar 49% më shumë perime se në vitin paraprak, e mos të flasim në raport me vitet e tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)