10 Dhjetor 2024

Opsioni i “paqes” apo “guri i varrit” në Ballkanin Perëndimor

Shkruar nga Gurakuç Kuçi

Ruajtja dhe shtrirja ideologjike dhe gjeopolitike e Rusisë përdor decidivisht edhe civilizimin në kuptimin e ortodoksizmit si religjion nëpërmjet Kishës Globale Ortodokse, ku kanë krijuar edhe bazën e veprimit që quhet zyrtarisht “Doktrina Ruse”.

Pas pushtimit të Krimesë nga Rusia, Kisha Ortodokse Ruse bashkë me Sergei Lavrovin dhe Vladimir Putinit kishin dalë me një deklaratë “për rezistencë ndaj liberalizimit internacionalist dhe mbrojtjes së civilizimit ortodoks”. Gjë që po vazhdon edhe sot në rastin e pushtimit të Ukrainës.

Pra, sllavët nacionalizimin e tyre e kanë të ndërtuar mbi fenë ortodokse dhe uniteti i tyre është i pandashëm që nga rënia e Bizmarkut dhe prishja e Marrëveshjes së Risigurimit, që nga ajo kohë sllavët kanë pasur një model bashkëpunimi modern të fuqishëm imperialist (bashkëpunimi ka qenë gjithmonë, por këtu po flasim për atë në nivel shtetesh moderne).  

Rusia i ka dalë në ndihmë Serbisë në çdo luftë e ka tentuar që të bëjë luftë edhe me NATO-në për Kosovën.

Sot Serbia dhe Rusia po e vazhdojnë tendencën e imperializmit në Ballkan me metoda konservatore nacionaliste nëpërmjet Kishës Ortodokse dhe atyre moderne si “Open Ballkan”.

Në këtë grackë po bien të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat pretendojnë që me zhdukjen dhe ndarjen e Kosovës do të përmbushen apetitet serbe dhe vendet tjera në Ballkanin Perëndimor nuk do të influencohen më nga Serbia.

Luftërat në Ballkan, Suzan Vuuzvard (Susan Woosward) thoshte se nxiten nga fraksionet e ndryshme etnike, ku secila lufton për të fituar “parakushtet gjeopolitike dhe institucionale të sovranitetit, marrjen e aseteve strategjike dhe ekonomike, duke siguruar kufij të sigurt për të ardhmen, duke shkatërruar ato të armiqve, dhe ndërtimin (në kontekst të luftës) e aleancave të jashtme për mbrojtjen e tyre”.

Serbia kur kishte suprimuar autonominë e Kosovës nuk ishte ngopur, ishte hedhur në sulm kundër Kroacisë, Sllovenisë e Bosnjës.

Tani që kaluan 27 vjet nga masakra e Srebrenicës jemi dëshmitarë të neo-imperializimit serb në Ballkanin Perëndimor duke shtrirë forcën e saj nëpërmjet kishës në Mal të Zi dhe Kosovë, e nëpërmjet “Open Ballkan” në gjithë rajonin.

Serbia në Ballkanin Perëndimor po pret kohën të futët në luftë në atë që mund të quhet faza e zgjerimit të luftës Ukrainë-Rusi apo thënë më mirë perëndimi ndaj ortodoksizmit (ortodoksizmit që është nën udhëheqjen e Rusisë).

Realpolitika e vendeve të rajonit me Serbinë dhe kundër Kosovës, është guri i varrit për rajonin. Kosova është stabiliteti i Ballkanit Perëndimor dhe shprishja e këtij rendi kalon nga Kosova.

Maqedonia e Veriut do të zhdukej duke u ndarë ndërmjet tri shteteve; Mali i Zi do shkrihej nën Serbi dhe sigurisht edhe Bosnja.

Besimi se “Open Ballkan” ka përkrahjen perëndimore është i njëjtë sikur besimi në paqen e Oslos të viteve ’90 ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.

Kosova ka pasur opsione edhe për autonomi vazhdimisht dhe sikur të pranoheshin ato, sot do të ishim nën Serbi, por ka punuar për pavarësi, i ngjashëm është edhe puna me “Ballkanin e Hapur” si imperializëm serb modern dhe ai nacionalist nëpërmjet kishës ortodokse.

Në gjithë këtë paritet, Kosova po del që ka vetëm një aleat të sinqertë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri i Malit të Zi mund të besojë në politikën e tij, pasi deri tani ishte i suksesshëm, por me Serbinë nuk mund të ketë sukses. Realpolitika e Shqipërisë ndaj Kosovës është dhimbja më e madhe që mund t’i ndodhë shqiptarëve, e Kosova duke e pasur furnizimin ekonomik më të madh nga Serbia është ndihma më e mirë ndaj armikut të saj.

Ndërsa Maqedonia e Veriut uroj të ketë kuptuar më shumë gjëra nga incidenti i fundit nacionalist-shovinist anti-shqiptar.

Instrumentet për paqe të gjitha janë që nga pavarësia e Kosovës, vendimi i GJND-së për Kosovën e procesi i Berlinit; këto janë të mjaftueshme. Pa u përmbushur këto, nuk ka nevojë për instrumente dhe koncesione të reja. Këto instrumente nuk janë vetëm për Kosovën por edhe fqinjët e saj.

/Autori është i lauruar doktor në lëmin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe historinë e diplomacisë, anëtar i stafit drejtues të Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë/

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)