05 Dhjetor 2024

Oliver Ivanoviqi ka qenë pjese e strukturave paramilitare e paraushtarake

Se a është dashur kryeministri Kurti, t'i drejtohet opinionit me video-inqizimin për Oliver Ivanoviqin, (unë mendoj jo), por gjithesesi do ia vlente, sikur rreth vrasjes dhe përsonalitetit te tij te prononcoheshin Ministri i Punëve te Brendshme, apo Ministrja e Drejtesisë.

  Me konkretisht, sikur Ministri i Punëve te Brendshme, fillimisht te shprehte keqardhje për ketë vrasje, te një qytetari te Republikës se Kosovës, dhe te deklaronte se hetimet për vrasjen e tij kanë ngecur dhe po pengohen nga Beogradi, dhe se te dyshuarit janë nën mbrojtje edhe te Vuqiqit, andaj ky rast ka mbetur pezull, edhe pse po bejme te pamunduren për te zbardhur ketë vrasje, jam me se i bindur, se do krijohej një opinion krejt me pozitiv dhe targeti i kritikes do drejtohet tek urdhedhenësit potencial te vrasjes se Ivanoviqit (e qe është Beogradi) e jo te akuzohemi mes vedi si trathtar e patriote me dite te tera, se kinse jemi për apo kunder Ivanoviqit!

  Apo sikur Ministrja e Drejtesisë te deklarohej së ka ngecje në hetimin e rastit ka, meqe pos te akuzuarve kryesor qe janë në Serbi, edhe deshmitaret kyq po na mungojnë, duke nderlidhur rastin e ish bashkeshortes se Ivanoviqit - Milena Popoviq, (zyrtare në Qeverinë e Serbise), e cila vetem një dite para ketij përvjetori, ishte e ftuar për te marre pjese në procesin gjyqesor, por nuk u paraqit fare, kurse te nësermen ishte po ajo qe vendosi qirinjë para vendit ku u vra Oliver Ivanoviq!

Është për keqardhje dhe neverike, kur edhe disa politikaje qe me vite janë deputete e ministra, dhe flas si përson okular qe kam pasur rastin ti shoh në holl e byfe te Kuvendit te Kosovës bashkarisht, nëpër përvjetore ambasadash, ku ishte gjithnjë edhe i ndjeri, muhabetet e diskutimet me ate, e qe gjasonin me shume në frymen e vellazerim-bashkimit e jo te një kriminëli siq po e quajnë sot, kjo flet për paftyresinë api shumeftyresinë e tyre, e qe nuk janë pake!!!!

  Edhe gazetare e pefaqesues te shoqerise civile, jo vetem në qe kemi pasur rastin te vizitojme shume here veriun, kontaktin kryesor për intervista e prononcime e kemi pasur te ndjerin, por edhe në studiot televizive në Prishtinë, Oliver Ivanoviqi ka qenë figura me e plasuar në debate e intervista nga komuniteti serb, dhe ate kohe nuk u kemi thenë kriminël, por e kemi lutur dhe jemi egzaltuar kur te shumten e kohes kemi biseduar vetem shqip me te ndjerin.

Personalisht jam me se i bindur se Oliver Ivanoviqi ka qenë pjese e strukturave paramilitare e paraushtarake dhe ketë ma ka deshmuar me foto e deklarata edhe keto dite një institucion qe ka te dhena e deshmi për angazhimin e tij në Veri, por fajin fillimisht e mbanë Prokuroria jonë dhe hetuesia, qe me kohe nuk ndermori masa, por vetem me 2016 një trup gjykues i Eulexit e pat denuar me 9 vite burg, por rasti nuk kishte marre forme te prere, për shkak te ankeses në Apel dhe vrasja e tij përmbylli ketë rast pa një vendim te formes se prere.

 Edhe sot, kryeparlamentari Konjufca, beri gabim (sikur te ishte në Parlamentin serb), kur deklaroi se Oliver Ivanoviqi sipas tij e Kurtit .është kriminël!

Z. Konjufca jeni përsoni nr një i Institucionit me te larte legjjslativ te vendit, dhe në veçanti për ty, respektimi i ligjit është i padiskutueshem dhe kurresesi nuk guxon te ndodh ndryshe, andaj mos bjer pre e politikes ditore e servilizmit karshi liderit edhe ai kur gabon, por reflekto me pozitivitet për te përmirsu gabimet kur gabojme, sepse kuptohet askush s.është i pagabueshem.

 Pra dije se edhe lideri yt Albini gabon, por ti mos e trash gabimin!

P.s. Kerkoj falje nga gjithe ato familje te cileve u janë vra me te dashurit e tyre, e qe dyshohet se janë ba me urdher te Oliver Ivanoviqit, e qe solidarizohem me tere qenien me ta, por ajo qe me nxiti ta bej ketë shkrim .është servilizmi  e nëglizhenca e gjithe spektrit politik qe patem deri me tash.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)