13 Nëntor 2024

Nuk mbet kush pa u korit

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Shumë e “fortë” kish qenë kjo Kosovë e ky “ shtet! Secili qe po vjen në pushtet, po pranon me “vjedh” dhe s'po falimenton shteti!

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar rregulloren e re për shtesa mbi pagën bazë për deputetët dhe për klasifikimin e pagës për stafin mbështetës politik.

Me anë të kësaj rregullore, kryetari i Kuvendit do të përfitojë nga shtesat pagë gati sa paga bazë.

Shtesa të majme ka edhe  për vartësit e Konjufcës dhe për deputetët, si dhe për stafin mbështetës politik.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar rregulloren e re e cila përcakton se çfarë shtesa do të përfitojnë, kryetari i Kuvendit, nënkryetari, deputetët, kryetarët e grupeve parlamentare e pozita të tjera brenda Kuvendit.

Më së shumti që pritet të fitojë nga rregullorja për shtesa, del të jetë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Sipas Ligjit për Paga, kryetari Konjufca merr pagë bazë 1 mijë e 785 euro. Me rregulloren e re për shtesa, ai do të përfitojë shtesë të veçantë mujore 30 për qind të pagës bazë.

Duke llogaritur përqindjen me pagën bazë, del që 30 përqindëshi i pagës bazë është 535.5 euro.

Por, kjo nuk është shtesa e vetme për Konjufcën. Ai do të përfitojë edhe nga një shtesë e veçantë prej 47 për qind të pagës bazë.

Glauk Konjufca e përfaqëson Kuvendin. Ndërkaq, përfaqësimi i tij është i rregulluar me ligj ngaqë kryetari nuk ka detyrë tjetër pos përfaqësimit të Kuvendit.

Pra, 47 përqindshi i pagës bazë del të jetë 838.9 euro. Kur i llogarisim këto, pra paga bazë 1 mijë e 785 euro plus 535.5 euro plus 838.9 euro del që kryetari në fund të muajit do të ketë pagë bashkë me shtesat 3 mijë e 159 euro.

Përndryshe, shtesa prej 30 për qind vlen edhe për nënkryetarët e Kuvendit. Ata do të marrin pagë bazë 1 mijë e 732 euro, plus shtesë prej 519.6 euro, në fund të muajit marrin pagë 2 mijë e 251 euro.

“1. Kryetari/ja i/e Kuvendit dhe nenkryetari/ja i/e Kuvendit, per funksion perfitojne shtese te vefante mujore ne vlere prej 30% (tridhjete per qind) te pages baze perkatese. Kryetari/ja i/e Kuvendit, per perfaqesim te Kuvendit perfiton shtese te ve^ante mujore ne vlere prej 47% (kater dhjete e shtate per qind)te pages baze perkatese.” – thuhet në Neni 3 “Masat dhe shtesa e veçante për deputetin” të Rregullores nr. 08-Rr-004 per Shtesa mbi Pagën Bazë për Deputetë dhe për Klasifikimin e Pagës për Stafin Mbështetës Politik të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, këtu përfshihet edhe shpenzimet ditore, ku ndahen nga 5 euro që mesatarisht i bie 115 euro në muaj.

“Për shpenzime ditore te deputetit ndahen nga 5 (pesë) euro ne dite per pjesemarrje ne punimet e seances plenare, ne mbledhjen e komisionit parlamentar dhe ne grup punues” – thuhet në rregullore.

Edhe kjo ligjeslature e kjo perberje kuvendi tregon qarte se interesi personal eshte prioritet e qellim kryesor i ketyre “ mjeranave” qe  shumica “ aksidentalisht” per here te pare jo vetem moren poziten e deputetit, por edhe u fillon stazhi i punes.

Per “ujqit” e vjeter s[kemi çka me thenë është ditur  kahere, por këta, ”praktikantat” na rrejten shumë keq ..!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)