06 Dhjetor 2024

Ngrohtësi pranvere në shpirt e në vargje

Shkruar nga Nijazi Kastrati

Drita Kosumi-Syla, tashmë është një emër i njohur në letërsin e sotme, përkatësisht në poezinë e sotme shqipe. Përpos poezisë për të rritur që e lëron me aq suksese, poetja tani më i është kthyer edhe poezisë për fëmijë, dhe mund të themi se aq bukur e ëmbël fëmijët i shijojnë këto krijime të cilat edhe u dedikohen më të vegjëlve tanë.

Në përmbledhje në fjalë janë përfshi gjithsej 57 poezi, të paraqitura në një cikël të vetëm, të lidhura si një buqet lulesh dhe titulluar: “Sy pranvere”

Personazhet e këtyre poezive janë nga bota reale, si; mbesa, nipi, dielli, hëna, macja, qengji, dhelpra, lepuroshi, tigri, vjeshta, deti, shiu, bora, zogjët, shqiponja, etj.

Ashtu siç vjen me lule pranvera dhe na sjell ngrohtësi e dashuri, poashtu duke lexuar poezitë e kësaj përmbledhjeje, të vegjlit do të ndjejnë vërtetë ngrohtësi shpirtrore të pa përjetuar më parë.

Drita Kosumi-Syla, përmes vargjeve aq bukur dhe fuqishëm e shpreh dashurinë ndaj mbesës Maja, dashuri të cilën shpirtërish e ndjejnë aq fort gjyshërit, ndërsa aq fort e aq bukur dhe aq ëmbël e shpreh poetja në këtë rast, përmes vargjeve të sajë.

                “ Kur e puth Majen në faqe
                   I vjen era manushaqe”
                                “Maja, Hëna e tezes”


Se dashuria shfaqet e ndërsjellë mes autores dhe mbeses na tregojnë këto vargje:

                “ E bukur si flutura në ara
   Tezja Dritë më puth e para”

                “ Maja me faqe të kuqe”



Shtepia dhe ngrohtësia e sajë, vendi ku dashuria s’ka fund, çerdhja ku edukohen femijet, në fakt shtëpia është vet  atdheu që u falë aq shumë  dashuri.

                “Shtëpia ime është e vjetër
                  Me lumturi e ndërtuar
                  Me ngjyrat e shpirtit e pikturuar”

                                        “Ku lind dielli”


Poashtu shiun, lumin, vendlindjn, zogjet, shkollën etj, i gjejmë në vargjet në vazhdim të kësaj “buqete” vargjesh të mrekullueshme:

                 “ Natyres i jep gjallëri
                    Edhe fëmijët rriten në shi”

    “ Shiu”


Autorja në këtë përmbledhja përdor sa dy vargëshin e trevargëshin,  por në pjesën dërmuese të poezive të saj e perdorë strofën katërvargëshe të rimuar, gjë që në këto vargje shfaqet një muzikalitet i lehtë që e bën vargun më shumë tërheqës për fëmijë.

Për fund autores i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim, më porosi që mos të anashkalojnë poezinë për fëmijë, por ti përvishet me një entuziazëm edhe më të madh duke na dhuruar edhe 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)