06 Dhjetor 2024

Mbresa të pashlyeshme dhe emocione shpërfaq të secili lexues romani 'Dy Vdekjet e Një Jete'

Shkruar nga Elona Megjuani

Romani 'Dy Vdekjet e Një Jete' flet për jetën e dy personazheve kryesore Astritit dhe Valberës pas periudhës së luftës së fundit në Kosovë.

Flet për fatin e Astritit dhe Valberës, të cilët ishin të dashuruar marrëzisht, por që rrethanat e luftës i detyruan të ndahen nga njëri-tjetri për një kohë të gjatë.

Astriti është një personazh i përvuajtur nga humbjet e shumta në jetë, si humbja e familjes, miqve, por edhe ndarjen nga dashuria e jetës së tij, Valberës.

I lodhur nga ajo çfarë i kishte shkaktuar lufta, si ngushëllim kishte skulpturën e Valberës, në të cilën kishte punuar shumë, që t’i ngjajë asaj, sepse kujtimet vetëm po i zbeheshin dhe zor se mund ta dallonte fytyrën e saj.

Vdekjet e Astritit në këtë roman përfaqin mbresa të pashlyeshme dhe emocione të fuqishme te secili lexues.

Dy vdekjet e Astriti jepen në këtë mënyrë; e para e ngatërruar me ndonjë dëshmor tjetër dhe e dyta tragjike, por e vërtetë.

Vdekja e parë u shpall gjatë kohës së luftës kur Astritin e ngatërrojnë me trupin e një dëshmori tjetër pranë të cilit kishin gjetur kuletën dhe një foto të Astritit, të cilin e kishin varrosur gabimisht duke menduar se ishte ai.

Kjo vdekje e Astritit kishte tronditur ata persona, të cilët e kishin njohur Astritit e sidomos Valberën dhe Drenin.

Pas shërimit në Gjermani, Astriti merr rrugën për në Kosovë me shpresën se do ta gjente si e kishte lënë, por me tu kthyer pa se atdheu kishte ndryshuar shumë dhe nuk e gjeti ashtu siç shpresonte ai.

Tash Astriti ndihej i huaj ne vendin e tij. Të gjithë e dinin të vdekur, kështu që secili takim me miqtë e vjetër ishte një sfidë për Astritin, i cili u përball me emocione nga me të ndryshmet.

Takimi me Xha Rifatin ishte i papritur, sepse nga biseda me Xha Rifatin mori vesh se atë e kishin shpallur të vdekur dhe se e kishin varrosur. Më pas takimi me Drenin e ktheu shumë pas në kohë, ku kujtuan ditët e tyre më të mira.

Takimi me Valberën ishte ai që nuk e priste se do të ishte aq i ftohtë, aq i dhimbshëm, aq dramatik, si të gjendjes emocionale ashtu edhe shpirtërore.

Valbera tashmë ishte e martuar me Burimin edhe kishte dy fëmijë. Ajo kishte vuajtur aq shumë kur kishte dëgjuar për vdekjen e Astriti.

Ajo gjatë kohës së luftës kishte marrë rrugën për në Amerikë së bashku me familjen e saj. Gjatë rrugës ajo humbi prindërit, sepse u ngatërrua me një tren tjetër. Aty njohu Burimin, i cili u kujdes për të së bashku me familjen e tij.

Pas luftës Valbera u kthye ne atdhe, por mori lajmin se familja e saj nuk ishte kthyer dhe vendosi të shkojë tek Burimi dhe pas disa muajve ata u martuan, Burimi ishte në dijeni për dashurinë e Valberës dhe Astritit.

Kur Valbera mori lajmin që Astriti ishte gjallë u tronditë, kur u takua me të, ndjenjat i kishte të përziera dhe zemrën e kishte të ndarë në dy pjesë.

Astriti arrin të adaptohet sado pak me jetën si i huaj dhe këtë falë Dafinës, e cila i ndihmon shumë në shfaqjen e tij si artist, por edhe në të njëjtën kohë e dashuron Astritin fort.

Pastaj përballja e Astritit me mediat ishte diçka e sikletshme, pasi që të gjithë e dinin Astritin të vdekur.

Vdekja e tij e dytë fatale dhe e dhembshme, por kësaj radhe reale ndodhi kur Astriti vendos që të takoj Burimin, i cili kishte pranuar të takohet me Astritin për të cilin ishte kureshtarë ta njihte.

Gjatë rrugës për tu takuar me Valberën dhe Buriminn, Astriti pëson aksident të rënd me makinë, dërgohet ne spital dhe merr vesh se do të vdesë, sepse copa e granatës që i kishte mbetur në kokë gjatë Betejës së Koshares kishte lëvizur nga vendi.

Astritit i kishin mbetur edhe dy orë kohë për të jetuar. Ai në këtë kohë u përshëndet me miqtë dhe me Dafinën e në fund u përshëndet me Burimin dhe Valberën, me të cilët pati një bisedë të shkurtër, por fjalët që folën sikur larguan dhimbjen dhe pikëllimin e Astriti për tërë ato vite duke jetuar si i huaj pa familjen, pa miqtë e pa Valberën.

Arsyeja e vetme që ai ndihej i lumtur ishte se e shihte dhe e dëgjonte zërin e saj. Astriti vdes në duart e shokut të tij të ngushtë, të cilin e quante edhe vëlla, pra në duart e Drenit.

Fundi tragjik i Astritit, që merr me vete edhe besën e dhënë Valberës, për tu bashkuar në botën tjetër japin kulmin e dhimbjes për Astritin dhe kulmin e emocioneve që mund të ndjejë secili lexuesi në fund të librit.

Fjalët e fundit që Astriti ia thotë Valberës pak minuta para vdekjes janë;

“Ti mos u mërzitë për mua, unë edhe pse po përjetojë dy vdekjet e kësaj jete, unë ty do të pres në botën tjetër dhe atje do të jesh e imja përgjithmonë.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)